Nju Jork, 24 shtator NOA-"Vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Iranit nuk do ta bindë Republikën Islamike të pezullojë programet bërthamore", tha zëdhënësja e diplomacisë kineze, Xhiang Ju.
Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, ku hyn edhe Kina, plus Gjermaninë takohen më 1 tetor me përfaqësuesit e Iranit.
Gjashtë fuqitë botërore kanë kërkuar nga Teherani të përgatisë një "përgjigje serioze" për në takimin e rradhës. Nga Irani kërkohet pezullimi i programeve bërthamore.
Perëndimi akuzon Iranin se synon prodhimin e armëve bërthamore, akuza që Teherani i ka hedhur poshtë.