English

Berisha merr mesazh urimi nga homologu i tij anglez, Gordon Brown

Tiranë, 24 shtator NOA - Kryeministri i anglez, Gordon Brown me anë të një mesazhi, i ka uruar sot Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë shqiptare.

"IÂ dashur Kryeministër,

Po Ju shkruaj për t'ju ofruar urimet mbi riemërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë mbas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ky është një moment vendimtar për Shqipërinë, si anëtarja më e re e NATO-s dhe aplikuese për statusin e vendit kandidat për BE.

Është e rëndësishme që qeveria e re të tregojë me shpejtësi përkushtim ndaj agjendës së gjerë të reformave dhe shpresoj që qeveria Juaj të drejtojë përpjekjet për angazhimin e të gjithë politikanëve dhe partive politike shqiptare në politikën e dialogut dhe veprimit për të stimuluar reformën.

Si një mik i vjetër i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i perspektivës suaj Euro-Atlantike, ne jemi të gatshëm të mbështesim agjendën tuaj të reformave" thuhej në mesazhin e urimit që Berisha ka marrë nga homologu i tij anglez.

"Ne gjithashtu presim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ne kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë në luftën kundër krimit të organizuar, si në nivelin politik ashtu edhe atë operacional.

Ndjekja e kësaj lufte është në interesin tonë të përbashkët dhe unë shpresoj që bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë dhe do të zgjerohet gjatë mandatit tuaj të ri. Reforma në drejtësi dhe progresi i qëndrueshëm në ndalimin e korrupsionit, tashmë janë përparësi urgjente nëse Shqipëria do të përmbush standardet e BE. Unë shpresoj të shohim progres të vërtetë në të dyja fushat" përfundoi mesazhin e tij të urimit kryeministri i Anglisë drejtuar sot Berishës.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE