English

Berisha "ndjell" kryetarët e shteteve: Kemi krah të lirë pune, por të mirë-arsimuar

Nju Jork, 24 Shtator NOA - Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha mori pjesë, përkrah liderëve botërorë, në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës që zhvillon punimet në SHBA.

Në qendër të bisedimeve që Berisha kreu me një numër kryetarë shtetesh e qeverish, ishte ftesa për investimet ndërkombëtare në vendin tonë, ku kryeministri i "ndolli" me ofertën për taksa të ulëta, krah të lirë pune dhe të mirë-arsimuar.

***

Gjatë seancës së samitit, platenë e përshëndeti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Pas ceremonisë, në kuadër të Samitit të Ndryshimit të Klimës, Kryeministri Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare dhe pasdite mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive, të cilët diskutuan gjerësisht mbi këtë temë kaq shqetësuese për mbarë botën.

Ndërkohë më herët, Berisha u takua me liderë botërorë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrës në sesionin e 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Z. Berisha pati rastin të takohet dhe të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, me Presidentin e Kinës Hujintao, si dhe me disa homologë të tij, Kryeministrin e Japonisë, Hotajama, Kryeministrin e Kuvajtit, Kryeministrin e Australisë, Kryeministrin e Zelandës së Re.

Gjithashtu, Kryeministri u takua edhe me Presidentin e Austrisë, me Presidentin e Finlandës dhe disa personalitete te tjera, të pranishëm në Samit.

Gjatë bisedës me ta u diskutua dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet në Shqipëri, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për integrimin e vendit në BE. Ne fokus te bisedimeve ishin gjithashtu edhe zhvillimet ndërkombëtare.

Berisha ftoi liderët botërorë të vizitojnë Shqipërinë si dhe u shprehu atyre gatishmërinë për një intensifikim të marrëdhënieve me vendet e tyre si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik.

Me kryeministrin australian

Në takimin me Kryeministrin e Australisë, z. Kevin Rudd, ky i fundit tregoi interes për reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria shqiptare si reforma mbresëlënëse.

Berisha tha se mirëpret investitorët australianë të investojnë në Shqipëri dhe të shfrytëzojnë potencialet e saj në fushën e energjisë, pasuri minerale, turizëm etj. Shqipëria, tha Kryeministri, ka barrën fiskale më të ulët në Europë, taksën e sheshtë 10%, krah të lirë pune dhe të mirë-arsimuar, prandaj, investimet australiane do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe do të jenë një histori suksesi.

Me presidentin libanez

Në takimin me Presidentin e Libanit, z. Michael Sulayman Berisha kishte në qendër ishte lobimin për Kosovën.

Z.Sulayman, u shpreh se kjo çështje është në vëmendjen e qeverisë dhe shtetit të Libanit.

/a.b/e.r/NOA/

KOMENTE