Nju Jork, 24 Shtator NOA - Kryeministri Sali Berisha pati një takim me Presidentin e Libanit, z. Michael Sulayman ku në qendër ishte lobimi për Kosovën.
Kryeministri Berisha u shpreh se do të mbështeste forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe u ndal në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Libani Presidenti i LIbanit, z.Sulayman, u shpreh se kjo çështje është në vëmendjen e qeverisë dhe shtetit të Libanit.
Por gjatë takimit, u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve tradicionale midis dy vendeve dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.
Presidenti i Libanit vlerësoi si mjaft pozitive zhvillimin e Shqipërisë, si dhe tolerancën fetare të admirueshme që ka Shqipëria.
Të dy palët ranë dakord se duhet të ketë një intensifikim të shkëmbimeve dhe të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve.
e.r/NOA