English

Fjalimi i Ahmedinexhadit në OKB kundër hebrejve, SHBA dhe Franca lënë sallën

Nju Jork, 24 shtator, NOA - Ndërsa presidenti iranian, Ahmedinexhad akuzonte Izraelin për politika antihumane në territoret palestineze apo posedim të botës politike e çështjeve globale ekonomike gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, disa delegacione duke përfshirë atë francez dhe amerikan u larguan nga salla.

''Largimi i delegacionit francez u konfirmua nga burime diplomatike franceze. Diskutimi i presidenti iranian ishte i papranueshëm'', deklaroi një diplomat francez, duke shtuar se një organizim mes evropianëve ishte parashikuar më parë për të vendosur një largim të mundshëm. SHBA-ja gjithashtu u largua nga salla, duke pohuar se ishte zhgënjyese që presidenti iranian kishte zgjedhur sërish një retorikë me urrejtje, ofendime dhe antisemite.

Duke sulmuar ashpër edhe amerikanët në fjalën e tij, Ahmedinexhad akuzoi ndër të tjera fuqitë e huaja për përhapjen e ''luftërave, gjakderdhjes, agresionit, terrorit dhe frikës'' në Lindjen e Mesme duke cituar luftërat në Irak dhe Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE