Fushë Krujë, 24 shtator, NOA - Forcat e policisë së Fushë-Krujës kanë bërë arrestimin në flagrancë të 70-vjeçarit Haxhi Qerimi, lindur e banues në këtë qytet.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një granatë ofensive pa ndezëse, një granatë difensive me ndezës si dhe një ndezës i unifikuar granate.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
n.e/NOA