Tiranë, 24 shtator NOA-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti zhvilloi sot një takim me një grup ish punonjësish të shoqërisë ARMO, të cilët janë larguar nga puna pas privatizimit të shoqërise një vit më parë.
Përfaqësuesit e rreth 700 ish-punonjësve i kanë kërkuar ministrit të ndërhyjë pranë drejtuesve të kopmanisë ër zgjidhjen e vonesave në pagat që nuk janë marrë për disa muaj dhe pagesat e vjetërsisë në punë, detyrime që janë të përcaktuara në marrëveshjen për privatizimin e shoqërisë dhe vendimet
përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Ministri Prifti kërkoi nga stafi përgjegjës i Ministrisë së Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës informacion mbi detyrimet midis palëve në
kontratën e privatizimit dhe u premtoi përfaqësuesve të ish-punonjësve
kthimin e përgjigjes brenda dy javëve.