English

Kryeministri Berisha takon çiftin Obama, i fton të vizitojnë Shqipërinë

Nju Jork, 24 shtator, NOA - Kryeministri Berisha ka patur rastin që të zhvillojë një takim me presidentin Obama dhe zonjën Obama gjatë pritjes së dhënë prej për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

E zhvilluar në "Metropolitan Museum of Arts" ajo krijoi mundësinë që kreu i qeverisë shqiptare të takohet me presidentin amerikan, të cilit i ka drejtuar edhe ftesën për të vizituar vendin tonë. E në përgjigje të kësaj, presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.

"Ju zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim", mësohet t'i jetë drejtuar Berisha Obamës.

Nga ana e tij, Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Çikago, ku ai kishte punuar për disa kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira.

"Ju, zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim", i është drejtuar më pas Berisha Obamës.

Nga ana e saj, edhe zonja e parë amerikane Mishel Obama, gjithashtu u shpreh se e priti me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë nga kryeministri shqiptar dhe se nga ana e saj do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë.

Në këtë pritje, Berisha ndërkaq, u takua edhe me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare në Presidencën Obama, gjeneralin James Jones, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri.

Një takim të ngrohtë, Kryeministri Berisha zhvilloi edhe me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, me të cilin u ra dakord që me përpjekjet e përbashkëta të intensifikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe të ketë shkëmbim të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE