Tiranë, 24 shtator, NOA - Deputetët e maxhorancës, pa praninë e atyre të opozitës kanë miratuar projektligjin e parë të legjislaturës së re parlamentare me 72 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Bëhet fjalë për atë që përmban ndryshimet në buxhetin e shtetit për këtë vit, të propozuara nga qeveria si të domosdoshme për të rikuperuar efektet e krizës globale në ekonominë shqiptare.
Të gjithë relatorët demokratë që kanë marrë fjalën në seancën plenare kanë dalë në mbrojtje të dokumentit të ri buxhetor, duke e justifikuar atë me efektet pozitive në ekonominë e vendit tonë.
Nga ana e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode tha se rishikimi i buxhetit konsiston në rritjen e shpeznimeve buxhetore si një instrument i dëshiruar për zhvillimin e ekonomisë reale që ka pasur presion nga kriza globale dhe zhvillimet në tregjet rajonale.
"Ne rrisim shpenzimet me 17 mld lekë në vit, në një kohë që vendet e rajonit kanë bërë ulje të shpenzimeve", tha ministri i Financave duke mbrojtur buxhetin.
Sipas tij, kjo nuk do të ndikojë aspak në rritjen ekonomike, e cila sipas tij këtë vit do të jetë 5%.
Ndërsa kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ftuar opozitën që të vijë në Kuvend. "Opozita të jetë konstruktive dhe të bashkëpunojë me maxhorancën për projekte të mëdha për integrimin e vendit në BE ", tha Topalli.
n.e/NOA
Â