English

Kuvendi, sot pritet diskutimi i projektligjit të parë për legjislaturën e re, mungon PS

Tiranë, 24 shtator, NOA - Kuvendi mbledh sot seancën e radhës, e cila në fakt është e para për legjislaturën XVIII parlamentare në të cilën do të diskutohet mbi një projektligj të caktuar.

Kjo pas kapërcimit tashmë të fazës së 2-3 seancave të para të legjislaturës, të cilat u morën më shumë me miratimin e qeverisë së re dhe procedurave përkatëse parlamentare rreth këtij akti.

Ndërkaq, ashtu si në 2-3 seancat e mëparshme kur grupi parlamentar socialist ka refuzuar të marrë pjesë, edhe ditën e sotme bëhet e ditur se ai sërish do t'i refuzojë punimet e Kuvendit.

Projektligji që pritet të diskutohet sot në seancë plenare është ai i buxhetit të shtetit, i cili dy ditë më parë është miratuar nga komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e maxhorancës për rishpërndarjet në buxhet.

Ndërkaq, PD nga ana e saj ka përsëritur dje thirrjen ndaj socialistëve të jenë të pranishëm në seancë, duke e parë rendin e ditës së seancës si një mundësi të mirë që opozita ka të shprehë kundërshtimet e saj në lidhje me ndryshimet që iu bënë buxhetit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE