English

LSI: Opozita të kthehet në Kuvend, të marrë përgjegjësinë përpara zgjedhësve

Tiranë, 24 shtator NOA - LSI me anë të një deklaratë për shtyp dhënë sot nga Edmond Haxhinasto ka mbështetur vlerësimet e partnerëve ndërkombëtar së fundmi edhe të Asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa i bëri thirrje PS-së të paraqitet në Kuvend.

Ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptar, siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm. Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar që opozita t'i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim, nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo" deklaroi Haxhinasto.

"LSI i bënë thirrje opozitës parlamentare të kthehet në parlament dhe të marr përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike, dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve. Zgjedhësit shqiptar, vërtetë nuk i besuan PS-së mazhorancë qeverisëse, po i kanë besuar rolin e opozitës, rol që ajo duhet ta realizojë me përgjegjshmëri të lartë politike" përfundoi Haxhinasto.

k.k/NOAÂ Â

KOMENTE