Tiranë, 24 Shtator NOA - Një person i shumëkërkuar nga drejtësia, ka arritur që për 12 vjet me radhë të fshihej për bukuri duke u maskuar herë si biznesmen dhe herë duke qëndruar jashtë Shqipërisë.
Arben Shehu, 38 vjeçar, (e shihni në foto), lindur në Berat dhe banues në Tiranë, u arrestua pasditen e sotme në kryeqytet, konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga policia e Tiranës.
"I shumëkërkuari, në vitin 1993 kishte kryer një vrasje në qytetin e Beratit ku edhe jetonte dhe për të kishte marrë dënim nga gjykata vendore", - detajoi policia.
"Në vitin 1997, Arben Shehu u arratis nga qelitë e burgut gjatë periudhës së trazirave dhe që atëherë rezultonte person i shpallur në kërkim", - sqaroi më tej policia.
"Gjatë kësaj periudhe, Arben Shehu njihej në Tiranë si një biznesmen me reputacion, por ky ishte një maskim, sepse në të vërtetë ai strehohej në kryeqytet, në përpjekje për t'i shpëtuar vazhdimit të vuajtjes së dënimit të ndërprerë katër vjet pas kryerjes së krimit.
Por sot, pas një vëzhgimi disa ditor të sektorit antikrim në policinë e Tiranës, Arben Shehu është arrestuar dhe tani duhet të shkojë sërish në qeli.
Vijon lajmi me foton e ditës
/b.a/e.r/NOA/