Tiranë, 24 Shtator NOA - Fatos Nano shpall kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2011 përballë kryetarit aktual, Edi Rama.
Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano e bëri pohimin në emisionin "Opinion" të Tv Klan për gazetarin Blendi Fevziu, duke deklaruar se "unë do të jem një kandidat potencial për të fituar postin e Kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës".
I pyetur se si do të arrinte ta fitonte zgjedhjen në këtë detyrë, z.Nano tha se askush nuk mund të dyshojë se ai ka mundësi dhe potenciale për të arritur këtë synim.
"Ju mendoni se unë nuk kam elektorat? Mendoni se nuk kam aftësi dhe mundësi organizative për të fituar?", - deklaroi Nano.
Ndërkohë në intervistën e tij, Nano hodhi dhe pretendimin se është kërcënuar me jetë nga njerëz pranë kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke shtuar se këto njerëz kërkohen nga drejtësia.
Këtu Nano përfshiu edhe "kriminelë në kërkim, të njohur në media, pjesë e stafit elektoral të Ramës", të cilët tha se e kanë kërcënuar me jetë. Ai gjithashtu shtoi se këta njerëz të kërkuar nga ligji kanë qenë.
Në intervistë, Nano u shpreh edhe kundër bojkotit të Parlamentit nga deputetët e Partisë Socialiste.
"Unë i bëj thirrje anëtarëve të Partisë Socialiste që të jenë kundra bojkotit të Parlamentit. Bojkoti është një aventurë e dështuar që është e destinuar të përfundojë shpejt", - theksoi z.Nano në intervistën për tv Klan.
e.r/b.a/NOA