English

Nis sot punimet Samiti i G20, diskutohen pagat e sistemit bankar e kriza ekonomike

Pitsburg, 24 shtator, NOA - Nisin ditën e sotme punimet e Samitit të 20 ekonomive më të mëdha botërore, në të cilin pritet të diskutohen çështje si ajo e ndryshimit të pagave të punonjësve të sistemit bankar në të gjithë botën, por edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me efektet e krizës ekonomike në botë.

Presidenti amerikan, Barack Obama është mikëpritësi i këtij Samiti të drejtuesve të 20 ekonomive më të mëdha botërore.

Disa nga pjesëmarrësit kryesorë të këtij aktiviteti ekonomik janë nga kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti kinez Hu Jintao, kryeministri italian Silvio Berluskoni, kryeministri japonez Yukio Hatoyama, presidenti meksikan Felipe Kalderon, kryeministri britanik Gordon Broun apo presidenti rus, Dmitri Medvedev.

Në praninë edhe të presidentit të Bashkimi Evropian, Fredrik Reinfeldt apo kryeministrit suedez dhe presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, do të merren në shqyrtim çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e marrdhënieve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të zhvilluara të botës, sa i përket aspektit ekonomik.

n.e/NOA

Â

KOMENTE