English

Nuk i shlyen borxhin, hakmerret ndaj babait duke ia përplasur me makinë

Shkodër, 24 shtator NOA - Një borxh i pashlyer për pak i ka kushtuar jetën babait të borxhliut i cili është goditur me makinë nga huadhënësi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Shkodër kur Arben Delia, 42- vjeç,në bashkëpunim me 42-vjeçarin Rinard Tata, në vendin e quajtur "Tregu i Zdrales", kanë përplasur me dashje, me automjetin e tyre Tip-Fiat Punto, me targa te huaja, 54-vjeçarin G. Alibali, duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas policisë e cila nisi menjëherë hetimet për ngjarjen e cila u sqarua qysh në fillim se nuk ishte një aksident i rastit, Delia ka dashur të hakmerret për një borxh që djali i të dëmtuarit nuk ia kishte shlyer atij.

Sipas policia djali i të dëmtuarit i kishte 42-vjeçarit Arben Delias një borxh prej 50.000 lekësh të reja.

G. Alibali ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 42-vjeçarin Delia ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij Rinard Tata.

k.k/NOA

KOMENTE