English

Pas pavarësisë, Berisha në 6 tetor për herë të parë në Kosovë me ftesë të Thaçit

Tiranë, 24 shtator NOA-Në fillim të muajit tetor, kryeministri Sali Berisha do të kryejë vizitën e tij të parë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Lajmi është dhënë nga zv/kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi gjatë një interviste në RTV e Kosovës.

Sipas Kuçit, Berisha është ftuar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai do të jetë në Prishtinë në datat 6 e 7 tetor.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gëzon një reputacion të madh te kosovarët.

Ai, që nga përfundimi i luftës, vetëm njëherë e ka vizituar Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

KOMENTE