Nju Jork, 24 Shtator NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, u takua me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani.
Sejdiu e informoi atë për zhvillimet e dukshme pas pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Republikës.
Ai gjithashtu e falënderoi emirin Al Thani për mbështetjen që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që shteti i Katarit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Z.Sejdiu e njoftoi emirin Al Thani edhe për vizionin e Kosovës për një të ardhme euroatlantike, duke mbajtur tragjeditë e kaluara vetëm si pjesë e memories.
Emiri Al Thani premtoi që shteti i tij do të bëjë çdo gjë që është e mundur që njohja e Republikës së Kosovës të realizohet sa më parë.
Dy burrështetasit diskutuan edhe çështje që i takojnë edhe sferave të tjera, siç janë arsimi dhe ekonomia.Â
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
/a.b/e.r/NOA/