English

Presidenti Topi takohet me Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO

Tiranë, 24 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof, i cili po zhvillon këto ditë një vizitë pune në vendin tonë.

Pas anëtarësimit në Aleancën më të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë klasa politike, institucionet dhe shoqëria shqiptare janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë në rritje dhe për përkushtimin në realizimin me standarde të angazhimeve që kërkon përkatësia euro-atlantike.

Ky është fillimi i punës së vërtetë në cilësinë e një kontribuuesi të mirëfilltë, aktiv e të përgjegjshëm, në cilësinë e anëtarit të barabartë mes të barabartëve", Â nënvizoi gjatë bisedës Kryetari i Shtetit. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme disavjeçare që NOS-i i ka dhënë ushtrisë shqiptare dhe shërbimeve të zbulimit për ngritjen, përmirësimin dhe përsosjen e sistemit të komunikimit, të sigurisë e të klasifikimit të informacionit, në përputhje me standardet e NATO-s.

Në vijim të bisedës, Presidenti Topi bëri panoramë të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe vuri në dukje ecurinë pozitive të reformave të rëndësishme për zhvillimin e vendit, përfshi këtu dhe reformën në fushën ushtarake.

Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se "realizimi i reformave dhe gjithanshme, ndërtimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve të pavarura dhe perfeksionimi i standardeve do të mundësojnë përballjen me sukses me sfidat rajonale e globale që cenojnë sigurinë dhe vlerat tona të përbashkëta: terrorizmin, përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, krimi i organizuar dhe trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, etj."

Nga ana e tij, Drejtorin për Çështjet e Sigurisë në NATO, Majkëll T. Evanof pasi e uroi edhe një herë Presidentin Topi për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe për arritjet e saj, vlerësoi lart kontributin e vendit tonë në funksion të rritjes së sigurisë rajonale duke e quajtur "Shqipërinë, vend udhëheqës në Ballkan në këtë drejtim" dhe në linjën e luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe bashkëpunimin shumë të vlefshëm e të frytshëm me institucionet dhe strukturat shqiptare në kuadër të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë.

KOMENTE