English

Prifti polak merr pjesë në grabitjen e një banke, arrestohet pasi vodhi 1 mijë USD

SzamotuÅ‚y, 24 shtator, NOA - Pasi opinioni u trondit pak javë më parë nga publikimi i lajmit se një prift ka mashtruar për një muaj me radhë administratorët e një hoteli në Itali, duke ikur pa paguar, një tjetër ngjarje me priftërinj në mes duket e pabesueshme për njerëzit.

Bëhet fjalë për një prifti anonim nga Polonia i cili nën kërcënim të armës së ftohtë ka marrë pjesë në një plaçkitje.

Shërbyesi i Zotit supozohet se ka kërcënuar me thikë gjatë plaçkitjes së një banke në qytetin SzamotuÅ‚y, derisa policët e kanë kapur vetëm një orë më pas. Ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shtyrë priftin 37-vjeçar polak të ndërmarrë një akt të tillë, prej të cilit ka mundur të përfitojë vetëm 1 mijë dollarë.

Ndërsa pak jacë më parë, ka qenë një gjerman 34-vjeçar, i cili ka vendosur të shtiret si një prift për të përfituar jo vetëm dashamirësinë e njerëzve, por edhe besimin e tyre, në mënyrë që në fund t'ia hidhte pa paguar, ashtu në fakt edhe siç ka ndodhur.

KOMENTE