Tiranë, 24 shtator NOA - Ish-kreu i PSV 91, Petro Koçi është akuzuar sot nga kjo parti pasi ka kryer pazare me Edi Ramën.
"Kryesia e PSV 91 denoncon deklaratën e turpshme dhe abuzive të ish- Kreut të PSV 91 Petro Koçi, i cili po vazhdon të veprojë si një karagjoz politik i padëshirueshëm nga askush.
Kryesia e PSV 91 deklaron se në mbledhjen e saj më të afërt do të reagojë politikisht në mënyrën e duhur ndaj këtij veprimi që tregon edhe një herë pazaret e Petro Koçit me Edi Ramën" deklaroi sot kryesia e PSV 91.
"Kryesia e PSV 91 do të thërrasë së shpejti KPD e PSV 91 për të çuar këtë parti drejt Kongresit dhe për të marrë masa e për të mos lejuar që kjo parti të rrëshqasë në rrugën e rrezikshme dhe pakrye në të cilën e ka çuar gjithnjë me lëvizjet e tij dështaku Petro Koçi.
Mbledhjet e Kryesisë së PSV 91 bëhen dhe thirren në mënyrë institucionale tek selia e kësaj partie, aty edhe ku po vijojnë të behën dhe jo në mënyre ilegale tek kafeneja e Makblue Çeços" përfundon deklaratën e saj PSV91.
k.k/NOA