Nju Jork, 24 shtator NOA- Kryeministri Berisha ka takuar nw Nju Jork Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic.
Në këtë takim, të dy liderët shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që në stadin aktual janë të shkëlqyera.
Në takim u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera, duke u ndalur në shkëmbimin e eksperiencës mbi zhvillimin e turizmit dhe mbi projekte të rëndësishme rajonale në infrastrukturë e fusha të tjera.
Dy liderët u ndalën dhe në pasojat e krizës ekonomike botërore.
Â