Shkup, 24 shtator NOA-Partitë opozitare në Maqedoni kërkojnë përgjegjësi për botimin skandaloz, të cilin sipas tyre e promovoi vetë Qeveria e Maqedonisë e kryeministri Nikola Gruevski.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buckovski deklaroi se me botimin e këtij dokumenti është bërë një dëm i madh, sepse nëpërmjet tij janë etiketuar edhe partnerët strategjik të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Sipas Buckovskit, këtu bëhet fjalë për një tekst diletant, sepse në dispozitën ku theksohet se në kampet e UÇK-së ka pasur ushtarë amerikanë dhe britanikë, si citate janë shfrytëzuar artikuj të gazetave ditore.
"Kjo është një katastrofë, e cila mund të parashikohej dhe të dihej, kur e dimë se njerëzit të cilët po e përgatisnin do të na kthenin në vitin e errët 2001, kur e promovuan ndarjen e Maqedonisë dhe shkëmbimin e territoreve", theksoi Buckovski.
Â
Â