English

Takimet me bazën, Blushi: Rama kërkon aleanca jashtë PS e nuk bashkon ata brenda saj

Tiranë, 24 shtator NOA-Deputeti socialist Ben Blushi ka vazhduar sot kritikat e ashpra ndaj kryetarit në detyrë të PS Edi Rama për qëndrimin e pandryshuar të tij për të bojkotuar kuvendin.

Në një takim me simpatizantët e Lëvizjes për demokratizimin e PS në qytetin e Durrësit, Blushi ka theksuar se Partia Socialiste kërkon aleanca edhe tek Spartak Ngjela e Nard Ndoka por nuk kërkon aleancë brenda vetes pikë së pari.

"Ngjela në vitin 2003 i thoshte Edi Ramës hapi kutitë e Tiranës se ke vjedhur votat e mia. Këtë po thotë tani Rama për Berishën", u shpreh Blushi.

Sipas tij, Partia Socialiste ka vetëm dy mundësi për të fituar.

E para të bashkohet mes vetes para se të bashkohet me të djathtët.

"Qëllimi ynë politik nuk është vetëm të mundim Sali Berishën por t'i japim mundësi Shqipërisë të bëhet evropiane.

Një parti e cila sillet në këtë mënyrë rrezikon të zvogëlohet e të humbë raportin me Shqipërinë.

Nuk mund të përfaqësojmë gjysmën e Shqipërisë duke dalë në rrugë.

I vetmi i gëzuar nga bojkoti i PS-së është Sali Berisha", theksoi Blushi.

KOMENTE