Tiranë, 24 shtator NOA - Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia pasi një javë më parë dyshohet se kanë rrahur një person me qëllim që t'i vidhnin motorin.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.2 në Tiranës arrestuan dje 19-vjeçarin, Sajmir Elezaj, dhe 18-vjeçari D.D, sepse dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të një motori tip-Papaq, me targa TR OA93, në pronësi të një qytetari.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një javë më parë në rrugën "Komuna e Parisit" në Tiranë kur dy adoleshentët i kanë ndërprerë rrugën një personi i cili po lëvizte me motorin e tij. Duke e goditur me grushte dhe nën kërcënimet me jetë, dy të rinjtë arritën të vidhnin motorin ndërsa u larguar me shpejtësi.
Policia nisi hetimet për të identifikuar autorët e kësaj vjedhje gjë e cila u bë e mundur ditën e djeshme.
Ndaj dy adoleshente u mor masa e arrestit për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim".
k.k/NOA