Nju Jork, 24 shtator NOA-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Lartësinë e tij, Emirin e Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Në këtë takim që kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani u shpreh se ndihej i kënaqur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Katarit po zhvillohen dhe janë në një nivel shumë të mirë.
Të dy liderët shprehën vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh.
Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare dhe ai personalisht do të impenjohen për forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Një fushë tjetër me interes për investitorët nga Katari, u shpreh Kryeministri Berisha, do të ishte infrastruktura, që është edhe një prioritet i qeverisë shqiptare. Modernizimi i infrastrukturës së vendit do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë.
Emiri Al Thani u shpreh shumë i interesuar për mundësitë që ofron Shqipëria për afrimin e kompanive të mëdha të Katarit dhe se ai do të angazhohej personalisht në suksesin e këtyre kompanive.
Ai ripërsëriti faktin se komuniteti i biznesit kishte shprehur interes të veçantë për turizmin, duke qenë se 30 për qind e popullsisë së Katarit gjatë gjithë vitit e shfrytëzonte shumë atë.
Në këtë aspekt, u shpreh ai, edhe turizmi shqiptar do të përbënte një fushë me shumë interes për ta.Â