English

Zgjedhjet lokale, pajisen me pasaporta të Kosovës mbi 10 mijë qytetarë serbë

Prishtinë, 24 shtator NOA-Rreth 10 mijë serbë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare.

Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Brendshme mësohet se për ti ofruar këtij komuniteti një shërbim sa më të mirë e cilësor, Ministria ka hapur Qendrat e Regjistrimit Civil në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe është duke bërë përgatitje edhe për hapjen e Qendrave të reja në përputhje me procesin e decentralizimit.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë thirrje  qytetarëve të Republikës së Kosovës të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente identifikimi dhe të votojnë me këto dokumente në zgjedhjet lokale qe po afrohen.

KOMENTE