English

Abonentët me parapagesë Vodafone Cards, vjen oferta e re, "Paketa Ditore"

Tiranë, 25 Shtator NOA - Kompania e telefonisë celulare Vodafone Albania promovoi sot një ofertë të re për abonentët me parapagesë të planit tarifor Vodafone Card.

Me ofertën e re Paketa Ditore, të gjithë klientët e Vodafone Card mund të flasin në çdo moment të ditës, drejt çdo rrjeti kombëtar për vetëm 8.3 lek/min, përfshirë TVSH.

"Si gjithmonë, ofertat e Vodafone janë transparente dhe nuk përmbajnë kosto të fshehura: kostoja për çdo minutë të telefonatës është e njëjtë - pavarësisht nëse është minuta e parë apo e fundit e telefonatës", - bëri të ditur kompania përmes një informacioni që shpërndau sonte për mediat.

Kjo ofertë e re mund të përfitohet me një telefonatë tek numri 15116, ku një paketë prej 12 minutash kombëtare mund të blihet me vetëm 100 lek, përfshirë TVSH.

Vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse. Për më tepër, çdo abonent i Vodafone Card ka të drejtën e blerjes së një numri të pakufizuar paketash, sapo çdo paketë paraardhëse të jetë konsumuar.

Kompania njoftoi se kjo ofertë është tashmë e hapur dhe do të vijojë deri në datë 30 nëntor 2009".

Më 8 shtator, Vodafone Albania hodhi në treg tarifat e reja për planin me parapagesë Vodafone Card duke ulur çmimet deri në 35.34 për qind, në të njëjtën ditë si një vit më parë, kur tarifat për këtë plan tarifor, u ulën deri në 26 për qind.

e.r/NOA

KOMENTE