Teheran, 25 shtator NOA-Irani nuk është i detyruar t'i tregojë administratës së Obamës për çdo uzinë bërthamore që ka.
Kështu ka deklaruar sot presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad pas akuzave që i ka drejtuar SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.
"Kjo nuk nënkupton se ne duhet ta informojmë administratën e zotit Obama për çdo uzinë që e kemi", i ka thënë Ahmadinexhad revistës "Times", i pyetur lidhur me akuzat se presidentit amerikan Barak Obama se uzina për karburant bërthamor, e cila u bë publike këtë javë, është ndërtuar në fshehtësi.
"Ne nuk kemi fshehtësi, ne punojmë në kuadër të IAEA", ka thënë Ahmadinexhad duke iu referuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Â