English

Akuzat për korrupsion, nis sot gjyqi ndaj ish-kryeministrit izraelit Ehud Olmert

Jeruzalem, 25 shtator, NOA - Akuzat për korrupsion do të citohen sot publikisht në një seancë të posaçme në Jeruzalem, e cila shënon edhe të parën në kuadrin e gjyqit të ndërmarrë ndaj ish-kryeministrit izraelit, Ehud Olmert.

I akuzuar për korrupsion, ai u detyrua të japë dorëheqjen vitin e kaluar nga posti që mbante.

Ndaj tij rëndojnë akuza për mashtrime, thyerje të besimit dhe falsifikim të dokumentave të korporatës si edhe mosdeklarim të të ardhurave

Por akuzat kanë të bëjnë edhe me marrjen e ryshfeteve prej mijëra dollarësh nga një biznesmen amerikan, Moshe Talanksy, para këto për të cilat pretendohet se janë përdorur gjatë fushatës së tij elektorale.

Vetë Olmert i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, por nuk duket edhe aq e lehtë beteja e tij me gjyqësorin, i cili ka pohuar se beteja e tij mund të zgjasë 4 vjet në gjykata, madje e ka paralajmëruar se ai mund të shkojë dhe në burg.

Kjo është hera e parë në historinë e Izraelit që një ish kryeministër gjykohet për një çështje që përbën vepër penale.

n.e/NOA

KOMENTE