Tiranë, 25 shtator NOA - Mashtronte biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, arrestohet nga policia një 27-vjeçar.
Antikrimi ekonomik-financiar i policisë së Tiranës ka ekzekutuar dje urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria ndaj 27-vjeçarit Ardian Vila, lindur në fshatin Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ndalimi i të riut u krye pasi dyshohet se nga muaji Janar deri në Maj të këtij viti, ka mashtruar duke ju marrë shumën e 650 000 lekë dhe nuk u'a ka kthyer katër biznesmenëve të ndryshëm në Tiranë.
Sipas policisë 27-vjeçari u merrte para biznesmenëve me pretekste të ndryshme.
Ai u thoshte biznesmenëve se do të kryente ndërtime dhe do tu jepte atyre aksione.
Por mashtrimi i të riut është diktuar nga të dëmtuarit të cilët e denoncuan atë në polici.
k.k/NOA