English

Depresioni, pas 10 tentativa vetëvrasjesh, një 31-vjeçar ka gjetur vdekjen

Shkodër, 25 shtator NOA - Pas tentativave të shumta të dështuara për të vrarë vetën, një 31-vjeçar nga Malësia e Madhe e ka realizuar deri në fund aktin fatal ditën e djeshme.

Sëmundja nervore, të paktën kështu deklaruan familjarët, kishte çuar 31-vjeçarin Artan Curaj nga fshati Zagora të Komunës Shkrel të Malësisë së Madhe, në depresion vetëvrasës.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 31-vjeçari u gjet i varur me litar në ambientet e brendshme të banesës së tij.

Familjarët i thanë policisë, se Curaj vuante nga sëmundja nervore dhe kishte tentuar edhe më parë të vriste veten.

Ai kishte tentuar të mbytej disa herë por ndërhyrja e menjëhershme e dëshmitarëve e shpëtonin atë nga vdekja.

Më pas për t'i dhënë fund jetës i riu kishte konsumuar sasi të tepërta ilaçesh por edhe në këto raste familjarët e transportonin me shpejtësi në spital dhe ai arrinte sërish t'i shpëtonte vdekjes.

Ndërhyrjet e njerëzve për të mos e lënë të vdiste, gjë të cilën ai donte, duket se ka detyruar 31-vjeçarin të ndërmarrë sërish aktin fatal por kësaj herë në fshehtësi.

Për të siguruar mungesën e dëshmitarëve të cilët mund ta shpëtonin sërish, Curaj ka hyrë në banesën e tij dhe pasi ka mbyllur nga brenda dyert dhe dritaret ka varur veten me një litar.

Policia gjeti një karrige poshtë trupit të varur në litar të cilën i riu e ka përdorur për të arritur lakun që do të lidhte në fyt.

U sekuestruan provat në vendngjarje, ndërsa u morën në pyetje edhe familjarët e viktimës të cilët deklaruan motivin që dyshohet të ketë shtyrë 31-vjeçarin drejt vetëflijimit.

k.k/NOA

KOMENTE