English

Drejtonte motorin pa patentë, aksidenton rëndë kalimtaren

Krujë, 25 shtator, NOA - Forcat e policisë së Krujës kanë arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Gjergj Fetaj, lindur dhe banues në Dukagjin të Krujës pasi dyshohet të jetë autor i një aksidenti rrugor.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se në rrugën e fshatit Bushnesh, në vendin e quajtur "Ura e Bushneshit" në Krujë, duke drejtuar pa patentë mjetin motor "Jamaha" 250 CC me targë PZH 458 ka aksidentuar këmbësoren Nafie D., 60 vjeç, banuese e këtij fshati.

Bëhet e ditur se ajo ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim motoçiklete pa leje drejtimi", parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE