Kavajë, 25 shtator NOA - Nën efektin e alkoolit, tre persona kanë nisur të shqetësojnë klientelën e një lokali dhe më pas kanë fyer e kundërshtuar me dhunë policinë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Kavajë, kur Fatmir Vishkulli, 41-vjeç, Arben Kikrri, 27-vjeç dhe Rifat Ballshi, 43-vjeç,kanë detyruar pronarin e lokalit të lajmërojë policinë, pas incidenteve që ata po krijonin.
Forcat e komisariatit të policisë së Kavajës mbërritën menjëherë pranë lokalit për të neutralizuar tre klientët por janë përballur me irritimin e tyre.
Vishkulli, Kikrrri dhe Ballshi jo vetëm që nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë por kanë nisur t'i fyejnë ata dhe më pas i kanë kundërshtuar me dhunë.
Pas disa minutash policia ka kryer shoqërimin e tre personave në komisariat dhe më pas u arrestuan për veprat penale të "kundërshtim me dhunë i punonjësit e policisë së rendit publik", "fyerje për shkak të detyrës", "prishje e qetësisë publike", dhe "mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit e policisë së rendit publik".
k.k/NOA