English

Konfindustria: Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për forcimin e Lekut në treg

Tiranë, 25 shtator, NOA - Banka e Shqipërisë duhet që të ndërhyjë sa më shpejt  për të rivendosur qetësinë e nevojshme dhe të arsyeshme në tregun e këmbimit valutor.

Një apel të tillë e ka drejtuar ditën e sotme ndaj institucionit qendror bankar në vendin tonë, organizmi ekonomik i Konfindustrias, sipas të cilit gjendja e krijuar nga zhvleftësimi i shpejtë i monedhës kombëtare të Lekut kundrejt monedhave të tjera paraqitet mjaft shqetësuese.

"Konfindustria, gjykon se është pikërisht rasti i duhur për ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë, sepse zhvleftësimi i Lekut vjen në masën më të madhe nga shkaqe psikologjike dhe nuk mbështetet në të dhënat dhe treguesit kryesore të ekonomisë shqiptare", thuhet në deklaratën e lëshuar nga Konfindustria.

Sipas administratorit të përgjithshëm të saj, Gjergj Buxhuku, pavarësisht pasojave të krizës globale dhe problematikës së brendshme, të gjithë treguesit kryesore makroekonomike nuk mbështesin shkallën e zhvleftësimit të monedhës kombëtare, që ka ndodhur ditët e fundit.Â

"Goditja e dhënë së fundmi monedhës kombëtare Lek në pjesën më të madhe për arsye të mirëfillta psikologjike, po jep shenja se i ka hapur rrugë edhe spekulimeve në tregun valutor me pasoja të rënda për ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptare", tjuhet më tej në deklaratën e Konfindustria-s.

Ndër të tjera, ajo citon se është domosdoshmëri, që sa më shpejt institucionet përkatëse të përpunojnë sa më shpejt një plan të hollësishëm për të rritur besimin e qytetarëve dhe të biznesit në monedhën kombëtare, për t'i bindur për të mos rënë pre' e spekulimeve monetare mjaft të pranishme në gjendjen e panikut psikologjik.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE