English

Kosovë, sulmohen sërish automjetet e EULEX-it

Kosovë, 25 shtator NOA - Makinat e EULEX-it kanë rënë sërish pre e shkatërrimeve nga persona të panjohur.

Kështu mbrëmë një automjet i policisë së EULEX-it, e kontingjentit rumun, është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur në rrugën kryesore Zubin Potok-Brnjak.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës e cila bëri të ditur se gjithçka ndodhi mbrëmë kur konvoji i automjeteve zyrtare të policisë së EULEX-it, po kryente përcjelljen e zyrtarëve të doganave të EULEX-it, përgjatë magjistrales në drejtim të pikës kufitare.

Policia bëri të ditur se në bazë të raporteve të siguruara nga zyrtarët e sulmuar, së paku gjashtë deri shtatë të shtëna nga armë zjarri janë dëgjuar nga ana e tyre.

Por veç një plumbi që ka shkatërruar derën e një automjeti ti EULEX-it nuk raportohen të lënduar në njerëz.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij sulmi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE