English

Kulla Eiffel shndërrohet e gjitha në çokollatë, punim i veçantë 3.65 m i lartë

Londër, 25 shtator, NOA - Kulla e njohur e Parisit, njëra nga shtatë mrekullitë e botës, tani nuk qëndron vetëm në mes të kryeqytetit francez, por edhe në Londër.

Veçse tek kjo e dyta, ajo është e shndërruar e gjitha në çokollatë prej 3.65 metrash e lartë dhe jo një veopër gjigante e hekurt siç është në mes të Parisit.

Bëhet fjalë për modelin e ri të Kullës së Eifelit, të vendosur në stacionin hekurudhor Saint Pancras në Londër para se të shkosh për në kryeqytetin francez, i gjithi i punuar prej çokollate.

Eshtë parashikuar që kulla gjatë javëve të ardhshme do të shkojë në turne nëpër dyqane të ndryshme.

"Pastiçerët tanë kanë udhëtuar nëpër tërë Evropën për të sjell aromat më të mira nga shtetet e ndryshme. Ato i kemi përdorë si inspirim gjatë përgatitjes së Kullës së Ajfelit, me të cilën promovojnë lloje të reja të çokolatave", ka thënë Keith Hurdman, pastiçeri kryesor i kompanisë "Thorntons" e cila e ka përgatitur këtë kullë.

n.e/NOA

KOMENTE