English

Kultivoi bimë narkotike, iu gjetën të fshehura në haurin e bagëtive

Korçë, 25 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kapur në flagrancë 17-vjeçarin Endri Kambo, pasi dyshohet të jetë kultivuesi i 11 bimëve narkotike, të cilat i ruante të fshehura në haurin e bagëtive.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, 17-vjeçari i lindur dhe banues në fshatin Bitinckë të Devollit, kishte kultivuar 11 rrënjë kanabis sativa, me peshë totale 24.4 kg pranë banesës së tij, bimë të cilat pasi i kishte shkulur i kishte vendosur në haurin e bagëtive.

Policia e ka ndërmarrë këtë aksion ndaj tij në vazhdim të punës për zbatimin e detyrave të plan-veprimit për zbulimin, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike.

Për këtë ngjarje, është bërë arrestimi i Endri Kambos për veprën penale të "Prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE