Malajzi, 25 shtator NOA-Këngëtarja Beyonce Knowles është vënë në shënjestër të ekstremistëve islamikw të cilët janë përpjekur që të ndalojnë koncertet e saj.
Gjatë një mbledhje të myslimaneve është thënë se veshja seksi e këngëtares dhe paraqitja e saj në skenë janë "imorale" dhe të rrezikshme për të rinjtë.
Ata kanë kërcënuar se "do të marrin aksion" që ta ndalojnë koncertin e saj në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur që është paraparë të mbahet me 25 tetor.
Dy vite më parë këngëtarja e bukur amerikane ishte dashur që të anulojw koncertin në Malajzi për arsye të njëjta.
Partia Pan Islamike e Malajzisë ka thënë: "Ky koncert nuk është për mysliman - paraqitjet e saja janë jo morale".