Tiranë, 25 shtator NOA-Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka marrë Â mesazhe urimi nga homologët e tij të Britanisë së Madhe, Rusisë, Danimarkës, Çekisë, Maqedonisë, Kinës dhe Egjiptit
Në mesazhin e ministrit të Jashtëm britanik, Miliband premton mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Sipas tij, Â roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën është vlerësuar dhe do të mbetet i rëndësishëm.
Edhe diplomatët çekë e rumunë kanë shprehur mbështetjen e vendeve të tyre ndaj reformave që po ndërmerr Shqipëria për t'u integruar në BE.
Ndërsa ministri i Jashtëm rus ka shpresuar në dialogun konstruktiv i cili do të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të mirën e paqes dhe stabilitetit si në gadishullin e Ballkanit, ashtu edhe në Evropë në tërësi.