English

Plagosën për motive të dobëta, policia nis procedimin penal ndaj dy personave

Durrës, 25 shtator, NOA - Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 27-vjeçarit Valentin Lleshi dhe 26-vjeçarit Fran Lleshi, që të dy lindur në Mirditë dhe banues në Durrës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tyre ka filluar për arsye se për motive të dobëta, ata kanë plagosur lehtë 19-vjeçarin me inicialet E.A, banues në qytetin e Durrësit.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje", parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE