English

Reduktimi i varfërisë, Berisha takon në Nju Jork ekspertin e financës, fitues i çmimit Nobel, Mohammad Yusuf

Nju Jork, 25 shtator NOA-Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me zotin Mohammad Yusuf, një personalitet i njohur në botën e finacës, i cili është nismëtari i revolucionit financiar të mikrokreditimit.

Kryeministri Berisha e njohu zotin Yusuf me zhvillimet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në vitet e fundit, duke u ndalur veçanërisht në luftën e vazhdueshme kundër mjerimit dhe varfërisë.

Yusuf u shpreh mjaft i gatshëm që me projekte konkrete të përkrahë qeverinë shqiptare në këtë drejtim, dhe se së shpejti ai do të vizitonte vendin tonë, për t'u njohur nga afër me nevojat dhe prioritetet e kësaj ndihme.

Mohammad Yusuf  ka qenë profesor i njohur në Chittangog University në Bangladesh, një vend me varfëri ekstreme, gjë që e bëri atë që të krijonte një skemë të mikrokreditimit të fermerëve të varfër në vendin e tij.

Më pas ai themeloi Grameen Bank, e cila në këto vite ka ndihmuar dhe përkrahur me mikrokredi me mijëra e mijëra njerëz në mbarë botën, ndërmjet tyre 94% ishin gra të cilat ndryshuan krejtësisht jetën e tyre dhe të familjeve të tyre duke dalë nga mjerimi.

Për këtë kontribut të madh në luftën kundër mjerimit dhe varfërisë, zotit Yusuf iu akordua çmimi Nobel.

KOMENTE