Rrogozhinë, 25 shtator NOA - Një i burgosur që vuante dënimin në qelitë e Rrogozhinës ka ndërruar jetë ditën e sotme.
I u gjet në gjendje të rëndë nga bashkëvuajtësit e tjerë të cilët lajmëruan menjëherë personelin e burgut.
I dënuari Drini Hajdari 50-vjeç nga Patosi u transportua menjëherë në Spitalin e Burgut po ndërroi jetë pak orë më pas.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha sot se i dënuari ka vdekur nga shkaqet natyrale por një tjetër dyshim ka dalë nga burimet e burgut, për një vdekje të shkaktuar nga mbidoza.
50-vjeçari ishte dënuar për trafik dhe përdorim droge.
Ndërkohë trupit të 50-vjeçarit do të nënshtrohet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.
k.k/NOA