English

SHBA, një shqiptar nga Kosova akuzohet për terrorizëm

Kosovë, 25 shtator NOA - Një shqiptar me banim në New Yorku është akuzuar se dyshohet të ketë kërkuar të trajnohet nga militantët islamikë për të luftuar trupat amerikane në Irak dhe Afganistan.

Lajmi është konfirmuar nga FBI se shqiptari nga Kosova Betim Kaziu, me shtetësi  amerikan dhe banor i New Yorkut ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit.

Kaziu ka udhëtuar në Kajro në muajin shkurt, ka thënë FBI dhe më vonë në Kosovë, ku është arrestuar nga autoritetet kosovare në muajin gusht.

"Ky rast është një shembulli përpjekjeve të suksesshme ndërkombëtare për të hetuar dhe zënë ata, që do të angazhoheshin në akte terroriste dhe për të penguar komplotet e tyre", ka thënë prokurori amerikan Benton Kampbell.

KOMENTE