Tiranë, 25 Shtator NOA - Shkatërrohet partia e çamëve, pasi deputeti i vetëm i saj, ikën nga kjo forcë politike duke krijuar një tjetër parti e cila nesër (e Shtunë) do të publikohet zyrtarisht.
Partia Bashkimi për Drejtësi dhe Unitet (BDU), do të jetë forca më e re politike e cila do të shpallet nesër dhe do të ketë dy deputetë në Kuvendin e ri.
Shpëtim Idrizi i Partisë Socialiste, me origjinë çame, ish-funksionar i lartë në qeveritë socialiste, pritet të jetë kryetari i kësaj partie dhe Sekretar i Përgjithshëm dhe nënkryetar, deputeti i PDI, Dashamir Tahiri.
Burimet bënë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se kjo forcë politike e re, do të mbështesë koalicionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha.
Në këtë mënyrë, Partia për Drejtësi dhe Integrim, shuan ëndrrën e saj për të pasur një zë në Kuvend përmes mandatit të deputetit që mori më 28 qershor 2009 në zgjedhjet parlamentare.
e.r/NOA
Â