English

Sulmet në Afganistan, Bin Laden kërcënon sërish përmes internetit: Hiqni trupat

Kabul, 25 shtator NOA-Në një audio mesazh, që pretendohet të jetë i kreut të Al Kaidës, Osama bin Laden, u bën thirrje vendeve evropiane që t'i tërheqin trupat e tyre nga Afganistani.

Mesazhi që u shfaq sot në faqet e islamistëve në internet, thotë se Evropa e mbart përgjegjësinë për bombardimet e NATO-s ndaj civilëve në Afganistan, dhe se Al Kaida do të punojë kundër "shtypësve në emër të të shtypurve".

Publikimi i këtij mesazhi të ri u bë vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Gjermani.

Javën e kaluar, Al Kaida postoi tre mesazhe në gjermanisht, duke i paralajmëruar votuesit gjermanë që ta ndryshojnë qeverinë e tyre dhe t'i tërheqin trupat nga Afganistani.

Â

KOMENTE