Prishtinë, 25 shtator NOA-Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndeti sot angazhimet jashtëzakonisht dinamike të presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, dhe ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, gjatë mbledhjes së OKB-së në Nju York.
Sipas zyrtarëve të lartë, kjo do të thotë më shumë njohje të reja për Kosovën dhe mbështetje më të mëdha politike në kuptimin ekonomik.
Haziri e konsideron veçanërisht të rëndësishëm takimin e presidentit Sejdiu me presidentin amerikan, Barack Obama, që sipas tij, tregon angazhimin dhe mbështetjen e madhe që presidenti Obama, administrata e tij dhe populli amerikan i jep Kosovës.
Takim i rëndësishëm konsiderohet edhe ai me sekretarin e Ligës Arabe, për shkak të ndikimit që mund të ketë ky personalitet në shtetet arabe për njohje më të shumta të Republikës së Kosovës.
Â