English

Transparency International qytetarëve: Denonconi korrupsionin në gjykata

Tiranë, 25 shtator, NOA - Për të pretenduar që vendi ynë të ketë një sistem gjyqësor funksional dhe aspak të korruptuar, duhet me çdo kusht që edhe qytetarët vetë të jenë kontribues në spastrimi e tij nga aktet korruptive.

Një fakt të tillë e kanë bërë të ditur drejtues të organizatës "Transparency International Albania", të cilët në një apel që u kanë bërë qytetarëve, u kanë drejtuar publikisht thirrjen që të denoncojnë korrupsionin në sistemin gjyqësor.

Vetë ky organizëm ka nisur një nismë kundër korrupsionit në gjyqësor, objektivi i së cilës është lufta ndaj korrupsionit në çdo gjykatë.

"Duhet drejtuar një luftë ndaj dukurisë së korrupsionit në çdo gjykatë të vendit", kanë pohuar lidhur me një fakt të tillë, drejtues të organizatës "Transparency International Albania".

Sipas tyre, TIA ofron ndihmë ligjore falas për viktimat e korrupsionit dhe prandaj ata duhet të ndihmojnë në denoncimin e akteve korruptive.

Duhe pohuar se do të monitorojnë të gjitha institucionet e drejtësisë, ata kanë shtuar se një akt i tillë do të çojë në reformimin e sistemit gjyqësor.

n.e/NOA

KOMENTE