Prishtinë, 25 shtator NOA-Rreth 103,6 milionë euro ëstë shuma që ka përfituar sot Kosova pas një marrëveshje mes qeverisë së saj dhe zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë.
Kjo shumë do të mbështesë zhvillimin social-ekonomik të vendit.
Kryeministri Hashim Thaçi shprehu besimin se studimi i fizibilitetit, i cili pritet të bëhet në vjeshtë, do të jetë pozitiv dhe se Kosova është e gatshme të avancojë në procesin e integrimit evropian.
Thaçi theksoi se projektet që po financohen nga Komisioni Evropian përputhen plotësisht me prioritetet e Qeverisë.
Ai saktësoi se investimet do të jenë në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, transportit, energjisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Nga ana e Komisionit Evropian marrëveshjen e nënshkroi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të këtij organizmi në Prishtinë, Renzo Daviddi.
Ai theksoi se përkrahja e Komisionit Evropian është e dedikuar për të përmirësuar jetën e përditshme të popullit në Kosovë.
Programi mbulon 13 projekte.
Ata marrin në shqyrtim një llojllojshmëri të çështjeve duke përfshirë edhe forcimin e sundimit të ligjit, përkrahjen për reformën në administratën publike duke përfshirë edhe administratën tatimore, si dhe përkrahjen për komunitetet, kulturën, mediat, rininë dhe sportet.
Me nënshkrimin e sotëm, Komisioni Evropian ka përmbushur 80 % të zotimit të bërë në Konferencën e Donatorëve në korrik 2008 ndaj popullit të Kosovës.
Pjesa e mbetur e zotimit do të ofrohet me kornizën e programit IPA 2010, i cili do të startojë pas publikimit të Raportit të Progresit dhe Studimit në tetor.
Â
Â
Â
Â
Â
Â