English

Armët Bërthamore të Iranit, Izraeli i bën thirrje perëndimit të reagojë

Tel Aviv, 26 shtator NOA-Izraeli ka bërë thirrje për reagim të qartë nga perëndimi pas bërjes ditur të faktit se Irani po ndërtonte një uzinë të dytë bërthamore.

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, tha se kjo tregonte se Irani donte të zhvillonte armë bërthamore.

Ai tha se Izraeli gjithmonë nuk ka besuar pretendimin iranian se ata kanë vetëm një program bërthamor paqësor.

Izraeli tani po kërkon për sanksione të forta ndërkombëtare duke shpresuar se edhe Rusia dhe Kina mund të bien dakord pas njoftimit për uzinën sekrete.

KOMENTE