English

Berisha takon presidentin e Bosnjë Hercegovinës, ftesë për bashkëpunim ekonomik

Nju Jork, 26 shtator NOA-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vijuar takimet e tij në Nju Jork me Presidentin e Bosnje Hercegovinës, zotin Zeljko Komsic.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Komsic ranë dakord që të punohet përmes vizitave të nivelit të lartë, për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik me interes të përbashkët, në kuadër të një bashkëpunimi mjaft të rëndësishëm rajonal.

Kryeministri Berisha theksoi se Bosnjë Hercegovina ka bërë hapa përpara në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Shqipëria do të mbështesë integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Kosmic me reformat dhe arritjet në fushën ekonomike, duke nënvizuar se disa kompani të vendit mik tashmë operojnë me sukses në Shqipëri dhe se Shqipëria mirëpret dhe mbështet që të tjera kompani të vijnë e të investojnë, duke shfrytëzuar potencialet e mëdha të vendit në fusha të ndryshme si turizmi, infrastruktura, energjia etj.

KOMENTE